Telegrafi

Topi merr pjesë në Samitin e Sofjes

Me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Georgi Parvanov, në këtë Samit do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh dhe drejtues të lartë të 28 vendeve nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, etj.

Politika evropiane për energjetikën, marrëveshjet e reja ndërkombëtare në shërbim të sigurisë energjetike në rajonin ballkanik dhe në mbarë Evropën, zbatimi i projekteve për transportimin e energjisë, mundësitë e zbutjes së situatës së krizës sa i përket gazit natyror në Evropë, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë Samit.

Gjatë punimeve të Samitit për Energjetikën, Topi do të mbajë fjalën në njërën prej seancave plenare, po ashtu pritet të ketë takime me homologë të tij dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse në Samit. /Telegrafi/