Telegrafi

Paraqitja e dobët nga Willian ndaj Leicesterit i acaron shumë tifozët e Chelseat

Chelsea barazoi 1-1 ndaj Leicester Cityt në rikthimin e Frank Lampardit për herët të parë në ‘Stamford Bridge’ si trajner.

Mason Mount u dha Bluve epërsinë me golin e shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë, mirëpo në pjesën e dytë Wilfried Ndidi i barazoi shifrat në 1-1.

Lampardi vendosi që ta inkuadronte Willianin në pjesën e dytë, mirëpo paraqitje e tij la shumë për të dëshiruar.

Braziliani bëri disa gabime në këtë paraqitje, duke e humbur topin në momentet më vendimtare për skuadrën.

“Kjo paraqitje e Willianit. Ndihem i sëmurë”, ka shkruar një tifoz. “Nëse Willian ka krenari, duhet të largohej nga Londra dhe mos të kthehej kurrë më”, ishin disa nga reagimet e tifozëve të Chelseat

Tifozët e Chelseat ishin tejet të frustruar në minutat e fundit të ndeshjes, pasi Willian humbi topin kur blutë ishin në aksion, e që kjo nuk u pëlqeu aspak atyre që filluan ta vërshëllenin. /Telegrafi/