Site icon Telegrafi

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Gjermania e nisi bindshëm kampanjën e tyre në Kampionatin Evropian 2024 me një fitore spektakolare ndaj Skocisë.

“Die Mannschaft” arritën që të shënojnë fitore me rezultat të thellë 5-1 duke shtrirë kështu dominimin që nga fillimi i ndeshjes.

Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niclas Fullkrug dhe Emre Can ishin lojtarët që realizuan për Gjermaninë në këtë takim.

Përveç rezultatit të thellë, ajo që mori vëmendjen ishte edhe goli i parë i Gjermanisë i cili u shënua nga Wirtz.

Në pamje të parë mund të dukej që ishte një gol i thjeshtë, por e vërteta nuk qëndron kështu pas sipas matjeve që janë kryer nga kompania Connected Ball Technology pas ndeshjes, topi i goditur nga Wirtz pati një shpejtësi prej 108 km/h ndërsa topi pati rreth 15 rrotullime çdo sekondë.

Nuk pati mënyrë më të veçantë për të debutuar me gol me kombëtaren se sa në një ndeshje të kësaj rëndësie.

Wirtz do të ketë mundësinë që ta zgjerojë rekordin e tij të golave me Gjermaninë ditën e mërkurë, kur atëherë do të përballen me Hungarinë në kuadër të ndeshjes së dytë të grupit A./Telegrafi/

Exit mobile version