Komuna e Prishtinës hapi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut.
Në hapje të kësaj qendre përveç kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore. Duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime shumë më cilësore.