Telegrafi

Topçinjtë ndalen nga Az Alkmaar

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 36-të me anë të kapitenit Cesc Fabregas, mirëpo nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund të takimit.

Një pikë të artë skuadrës holandeze ia siguroi David Mendes da Silva, i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1).

Në takimin tjetër të Grupit H, Olympiakosi ka dalë fitues përballë Standard Liege duke shënuar fitore me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Igor De Camargo (37’), mirëpo pa përfunduar pjesa e parë (43’), grekët barazuan rezultatin me golin e Konstantinos Mitroglou.

Në minutat shtesë të takimit (90’+3), Ieroklis Stoltidis ia solli fitoren skuadrës greke, për të arkëtuar tri pikë të arta.

Pas xhiros së tretë, Grupit H i prin Arsenali me shtatë pikë, ndërsa Olympiakosi gjendet në vendin e dytë me gjashtë pikë. /Telegrafi/