Telegrafi

Topçinjtë fitojnë me lehtësi ndaj Birminghamit

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesë të parë, para mysafirët ta ngushtonin atë pak minuta para pauzës së pjesëve.

Sulmuesi holandez Robin van Persie hapi serinë e golave pas 16 minutash lojë, dy minuta para se Abou Diaby të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 38-të Birmingham ngushtoi ë 2-1 me anë të Bowyer.

Mesfushori rus Andrei Arshavin po ashtu u shënua në listën e golashënuesve, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. /Telegrafi/