Telegrafi

Topat e rikuperuar në Serie A – Rrahmani lider, Gjimshiti në top 10

Amir Rrahmani po del të jetë një nga blerjet më të qëlluara nga klubet e Serie A.

Ai nënshkroi me Hellas Veronon këtë sezon, duke treguar formë të mirë në çdo ndeshje që është paraqitur.

Rrahmani ka rikuperuar plot 223 topa me fanellën e Veronas në Seria A.

Në mesin e lojtarëve që kanë rikuperuar më shumë topa është edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.

Ky i fundit mban pozitën e gjashtë me 199 rikuperime.

Në listë janë edhe emra si Kalidu Koulibaly, Alessio Romagnioli dhe Bruno Alves.

 

/Telegrafi/