Amir Rrahmani po del të jetë një nga blerjet më të qëlluara nga klubet e Serie A.
Ai nënshkroi me Hellas Veronon këtë sezon, duke treguar formë të mirë në çdo ndeshje që është paraqitur.
Rrahmani ka rikuperuar plot 223 topa me fanellën e Veronas në Seria A.
Në mesin e lojtarëve që kanë rikuperuar më shumë topa është edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.
Ky i fundit mban pozitën e gjashtë me 199 rikuperime.
Në listë janë edhe emra si Kalidu Koulibaly, Alessio Romagnioli dhe Bruno Alves.
/Telegrafi/