Site icon Telegrafi

Topat e golfit me simbolin nazist ndërpresin fjalimin e Donald Trump (Video)

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, ka qenë në Skoci për të promovuar një resort të tij privat, që ka hotel dhe fushë golfi.

Por në momentin kur Donald Trump ka dalë të mbajë fjalim, atë e ka ndërprerë një komedian , i cili mbante në duar disa topa të kuq me sfastikën e zezë në mes, transmeton Telegrafi.

Lee Nelson ia ka dalë të kalojë rojat e sigurimit dhe të del para gazetërve, për të prezantuar ‘topat e ri të klubit’.

Ne këtë formë, ai e ka krahasuar ‘të zhurmshmin Trump’, me Hitlerin dhe ideologjinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version