Telegrafi

Topalli-Xhuvanit: Gjykata heshti për vrasjen që bëri djali yt, sot heshtni para drejtësisë (Video)

Topalli e ka akuzuar deputeten socialiste se para disa vitesh djali saj ka vrarë birin e një nëne dhe gjykata e asaj kohe ka heshtur. Topalli ka akuzuar deputetët socialistë se janë të njëjtë me ata të sistemit diktatorial, sepse në atë kohë të dënuarit vareshin në litar, ndërsa sot, sipas Topallit, sistemi ka ndryshuar dhe kur flet gjykata të gjithë duhet të heshtin.

Ndër të tjera Topalli u ka folur deputetëve socialistë për sistemin e drejtësisë, sipas të cilës ato po e shkelin me këmbë. Kryetarja Topalli apeloi që deputetët socialistë duhet të heshtin kur gjykata merr vendime dhe të mos ndërhyjnë. Ajo komentoi se ndarja e pushteteve në Shqipëri është e qartë dhe nuk ka pse komentohen vendimet që i marrin institucionet e drejtësisë.

Kryetarja i quajti deputetët socialistë frikacak dhe pa burrni. /Telegrafi/