Telegrafi

Topalli takon Princeshën e Belgjikës

Princesha Lea tha se ndjehej e kënaqur që viziton Shqipërinë, një vend për të cilin kishte dëgjuar shumë të flitej si një ndër vendet ish komuniste më të izoluara, por që aktualisht njeh ritme dinamike zhvillimi.

Topalli tha seprincesha Lea viziton Shqipërinë në një moment të jashtëzakonshëm.

“Vetëm pak ditë më parë Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kan ë aprovuar në unanimitet lëvizjen e lirë për shqiptarët”, tha ajo.

Ndërkaq, princesha Lea tha se në çdo moment gjen fakte interesante dhe të mrekullueshme për Shqipërinë dhe se planifikon ta vizitojë sërish për ta njohur më nga afër.

Princesha Lea, ndodhet në Tiranë me ftesë të Shtëpisë Botuese “55” me rastin e e promovimit të librit “Një Princ në Bregun e Kaltër” me autor historianin e njohur belg Gunnar Riebs. /Telegrafi/