Telegrafi

Topalli: Rama të mos bllokojë ligjet

"Dje parlamentarë të majtë dhe të djathë europiane votuan për Shqipërinë. Dje në Kuvendin tonë kishim në axhendë tre ligjet e rëndësishme që kërkojnë shuimicë votash, por kolegët e majtë nuk i votuan ato", tha Topalli, në një dalje për media nga salla e konferencave në Kryesinë e Kuvendit.

Duke shprehur shqetësimin për pengesat e integrimit, që sipas zonjës Topalli vijnë nga politika e brendshme, Kryeparlamentarja ftoi që palët të votojnë tre ligje të rëndësishme, detyrë që KE-ja i ka vënë Shqipërisë për statusin. /Telegrafi/