Site icon Telegrafi

Topalli: Nuk shkojmë në Kuvend për t’ia bërë kourumin pozitës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk e kanë ndërmend që të shkojnë në Kuvend për t’ia bërë kuorumin kolaicionit qeveritar.

Ai ka kritikuar vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, ndërsa shtetin e ka quajtur policor, pasi sipas tij vetëm në një të tillë shtet arrestohen dhe persekutohen aktivistët e opozitës.

“Liberalizimi është i vonuar, do duhej kritikuar qeveria për këtë vonim e jo lavdëruar. Ne kemi pasur mundësi të lëvizim lirshëm në Evropë edhe në ish-Jugosllavi deri më 1991”.

“Qeveria po na thërret neve në Kuvend për t’ia bërë kurimin atyre. Ne nuk jemi për kuorum, por për ndryshim të kësaj qeverisisje dhe kësaj përbërje të këtij Kuvendi. Ne për çështje me interes nacional do marrim pjesë në Kuvend, varësisht nga rëndësia e temave në Kuvend. Ne nuk duam që këtij Kuvendi t’ia sigurojmë vetëm kuorumin. Në Kuvend duhet të ketë debat, nuk mund të fajësohemi ne që nuk po e lejojmë debatin kur kryeministri nuk i sjell marrëveshjet në Kuvend për t’i debatuar dhe ratifikuar. Kemi një shtet policor që persekuton aktivistët e opozitës”, tha Topalli.

Protestat deputeti Topalli ka quajtur simbolike në raport me dëmet që po i bëhen vendit, sipas tij. Ai po ashtu ka deklaruar se opozita duhet të mundohet më shumë për të qenë e bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Protestat dhe reagimet tona janë shumë simbolike krahasuar me dëmet që këta po ia bëjnë Kosovës. Nuk ka kuptim që të njëjtën kohë të protestosh kundër qeverisë dhe në anën tjetër të kesh koketime me pushtetin. Opozita duhet të bëjë edhe më tej përpjekje që të jetë e bashkuar. Në politikë rrugët e hapura ekzistojnë gjithmonë, ne nuk ndahemi për çështje personale, por për disa arsye parimore. Ne si Vetëvendosje tentojmë të bëjmë një bashkim me shoqërinë civile, ato organizata, personalitete që dëshirojnë të bashkohen për ndryshim jo për pushtet, qytetarë të pakënaqur e kështu me radhë”.

Exit mobile version