Sot në Fushë Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë rasti kontakti të rasteve të mëhershme.
“Nga data 1 qershor me këto raste, numri i të prekurve nga coronavirusi shkon në 39”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Topalli thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.
Ai thotë se rastet e paraqitur janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët deri te moshuarit.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Komunën e Fushë Kosovës ka shkuar në 48./Telegrafi/