Telegrafi

Topalli falënderon Arabinë Saudite

Duke i cilësuar si mjaft pozitive marrëdhëniet mes dy vendeve, Topalli ka theksuar se Arabia i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe Shqipërisë. Ajo po ashtu tha se vizita e kryeparlamentarit të Arabisë Saudite koincidon me vendimin historik që do të merret për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një fakt pozitiv.

Nga ana e tij, kryetari i parlamentit të Arabisë Saudite, Abdullah Bin Muhamed Bin Al Al Sheik, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend mik të Arabisë Saudite vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve duke theksuar se vizita e tij do të ketë edhe frytet e saj pozitive.

Delegacioni i Parlamentit të Arabisë Saudite në Shqipëri do të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. /noa/start/telegrafi/