Site icon Telegrafi

Topalli: Dëbimi i shtetasve turq shkelje drastike e të drejtave të njeriut

Ka përfunduar takimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku kryetari i sapozgjedhur i këtij komisioni Faton Topalli ka thënë se është diskutuar plani i punës.

I pyetur për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Topalli ka thënë se bëhet fjalë për një shkelje drastike të të drejtave të njeriut.

“Çështja e gylenistëve është trajtuar në Kuvendin e Kosovës, është krijuar edhe një komision hetimor parlamentar, kështu që rezultatet e këtij komisioni dihen. Unë personalisht mendoj që fjala ka qenë për një shkelje drastike, po flas qëndrimin tim si deputet, është shkelje drastike e të drejtave të njeriut”, tha ai.

I pyetur se si PSD a do të ishin pro që t’i i zgjatej mandati Komisioni hetimor për rastin e gylenistëve, ai tha se PSD në parim është për zgjatjen e mandatit./kp/

Exit mobile version