Topa të akullt nga 10 deri në 12 kilogram, kanë rënë nga qielli në fshatin Falizpur Badli në Indi, kurse në shikim të parë dukej se bëhet fjalë për ndryshime klimatike.
Autoritetet indiane dyshojnë se një copëz e madhe e akullit ka rënë nga një aeroplan derisa ishte në ajër. Megjithatë, “mbetjet” nga aeroplani largohen pasi që ai aterron në pistën e aeroportit. Por, ekziston mundësia që një gabim i tillë të ketë ndodhur gjatë fluturimit të aeroplanit, transmeton Telegrafi.
Hetuesit lokal kanë dërguar një mostër të topit të akullt në laborator për t’i kryer analizat, dhe për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim të shkaktuar nga faktori njeri.
“Ishin topa të akullt që krijuan panik pasi banorët dëgjuan zhurmën që diçka binte nga qielli”, ka deklaruar një banor i këtij fshati. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5rJvXXYBSSk