Site icon Telegrafi

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit, gjiganti bavarez është në ethe sa i përket disponueshmërisë së njërit prej lojtarëve kryesor të ekipit.

Bëhet fjalë për Jamal Musialan i cili për shkak të një lëndimi kishte humbur ndeshjen ndaj Union Berlinit javën e kaluar, dhe ndonëse pritej që të rikthehej në kohë për duelin me Eintracht Frankfurtin, megjithatë ai e ka humbur edhe këtë ndeshje.

Ylli gjerman u detyrua që të tërhiqej nga ekipi për shkak të ripërsëritjes së lëndimit që kishte pësuar ndaj Union Berlinit.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, foli gjithashtu lidhur me këtë çështje para duelit me Frankfurtin që po zhvillohet sot (e shtunë).

“Ai nuk mund të luajë. Ai me të vërtetë deshi që të luante dhe ne deshëm që ai të luante. Ai nuk po ndjente dhimbje që dy ditë, por dje e ndjeu shqetësimin përsëri”, ka thënë Tuchel.

Mungesa e Musialas të martën do të ishte një goditje e rëndë për bavarezët, por një lajm shumë i mirë në anën tjetër për Real Madridin.

Musiala këtë sezon është paraqitur në 24 ndeshje në Bundesliga, duke shënuar 10 gola dhe duke bërë gjashtë asistime./Telegrafi/

Exit mobile version