James Maddison duket se ka vendosur të bëj hapin e madh në karrierën e tij duke u larguar nga Leicester City.
Mesfushori anglez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e ‘dhelprave’ pasi ka realizuar nëntë gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 16 ndeshje.
Por dëshira e Maddison është të luftoj për trofe dhe interesimi nga top klubet angleze nuk mungon.
Daily Mirror ka raportuar se Manchester City, Arsenal, Tottenham Hotspur, Liverpool dhe Newcastle United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Maddison.
26-vjeçari është i gatshëm të largohet në verë nga ‘Kings Power Stadium’ dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, kontratë e cila i skadon në verën e vitit 2024.
Nga ana tjetër edhe klubi bardhekaltër është gati për ta shitur yllin e tyre, pasi nuk duan ta humbasin pa fituar asgjë pas një viti.
‘Dhelprat’ synojnë që të fitojnë rreth 55 milionë euro nga shitja e reprezentuesit anglez. /Telegrafi/