Ka përfunduar java e 11-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Me përfundimin e kësaj jave ka pasur ndryshim edhe në renditjen e golashënuesve në Ipko Superligë.
Kësisoj Gerhard Progni dhe Blendi Baftiu me golat e shënuar në mesjavë tani janë në krye të listës së golashënuesve.
Sulmuesi nga Shqipëria, Progni realizoi në fitoren e Gjilanit 3-0 ndaj Llapit, derisa Baftiu ishte gjithashtu realizues për Ballkanin në fitoren 3-1 ndaj Flamurtarit.
Dyshja tani janë në krye të listës së golashënuesve me nga gjashtë gola të shënuar.
E me nga pesë gola në ndjekje të Baftiut e Prognit janë pesë futbollistë të tjerë.
Kastriot Rexha, Mendurim Hoti, Van-Dave Harmon, Tomsilav Busic e Arb Manaj kanë realizuar nga pesë herë.
Ndërkohë listën e top 10 golashënuesve e mbyllin Matheus De Paula, Gilberto Fortunato e Betim Haxhimusa me nga katër gola. /Telegrafi/