Telegrafi

Top-shënuesit në BKT Superligën e Kosovës: Progni merr primatin, Uka pas tij

Ka përfunduar xhiro e 10-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk munguan ndeshjet e bukura.

Kjo javë solli 14 gola, duke bërë edhe ndryshime në renditje të top-shënuesve.

Pas 10 javëve në BKT Superligë, Gerhard Progni i prin listës së golashënuesve, me 7 gola të realizuar.

Kapiteni i Gjilanit mbanë i vetëm pozitën e parë, teksa ndiqet nga Kreshnik Uka i Drenicës që ka shënuar 6 gola.

Nga pesë gola kanë Besnik Krasniqi i Prishtinës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit.

Ndërkohë nga tre gola kanë shënuar plot 10 lojtarë: Denisson Silva e Baton Zabërgja nga Drenica, Ardit Tahiri e Almir Ajzeraj te Drita, Hasan Hyseni e Torvioll Stullqaku nga Ulpiana, Francisco Rivera, Valmir Veliu e Kastriot Selmani të Llapit si dhe Marcelei Santos i Ulpianës.


Lista e topshënuesve

7 gola

Gerhard Progni (Gjilani)

6 gola

Kreshinik Uka (Drenica)

5 gola

Besnik Krasniqi (Prishtina)

Ermal Krasniqi (Ballkani)

3 gola

Denisson Silva (Drenica)

Ardit Tahiri (Drita)

Almir Ajzeraj (Drita)

Hasan Hyseni (Malisheva)

Torvioll Stullqaku (Malisheva)

Francisco Rivera (Llapi)

Kastriot Selmani (Llapi)

Valmir Veliu (Llapi)

Marclei Santos (Ulpiana)

Baton Zabergja (Drenica)


/Telegrafi/