Telegrafi

Top prioritet e infrastrukturës prezentohen në Itali

Ministri Limaj, u shpreh se me qëllim të përmirësimit të rrjetit bazik të infrastrukturës rrugore ne jemi duke financuar projektet e zgjerimit te segmenteve rrugore 6 dhe 7 kryesisht rreth Prishtinës, si pjese e rrjetit te Evropës juglindore.

Gjithashtu, ai e theksoi se Qeveria e Kosovës ka përcaktuar zhvillimin e autostradës Vermicë – Prishtinë – Merdare si një investim me prioritet të lartë.

Ministri i Transportit dhe Post – Telekomunikacionit, në Konferencën “E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian”, ndër të tjera tha: Ne përkrahim iniciativën e Komisionit Evropian dhe DG TREN-it për nënshkrimin Traktatit për themelimin e komunitetit të Transportit me Ballkanin Perëndimor dhe jemi të përkushtuar që të jemi partnerë aktivë të këtij Traktati.

Ministri i Transportit dhe Post – Telekomunikacionit, morri pjesë në konferencën ”E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian”, me ftesë të ministrit të Transportit të Italisë z. Altero Matteoli dhe zv. Presidentit të Komisionit Evropian, z. Antonio Tajani. /telegrafi/