Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, LDK në komunën e Istogut është radhitur e dyta, më 26.76% të votave.
Ndërkaq, sipas listës që ka siguruar Telegrafi, kandidatët më të votuar në këtë komunë janë Avdullah Hoti më 3 mijë e 190 vota, pastaj Ilir Ferati më 2 mijë e 904 vota, Shkëmb Manaj me 2 mijë e 819 vota, Besart Dreshaj me 2 mijë e 131 vota dhe Kujtim Shala 1 mijë e 222 vota.
Theksojmë se KQZ brenda pak ditësh do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me post.
KQZ ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%
PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%
LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%
AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%. /Telegrafi/