Disa ngjyra kurrë nuk do të dalin nga moda.
Sezoni i dimrit gjithmonë me vete sjell edhe paletë interesante të ngjyrave, të cilat na zbukurojnë ditët e zymta dhe pa rreze dielli, transmeton Telegrafi.
Pos nuancës trendi i cili ndryshon nga viti në vit, ngjyrat e caktuara gjithmonë janë të kërkuara.
Fjala është për nuancat klasike siç janë kamel dhe ngjyra e verës së kuqe, të cilat janë zgjedhje ideale për damat e sofistikuara, por edhe të buta të nuancave të trëndafilta.
Sivjet u janë bashkuar edhe të gjitha nuancat e çokollatës dhe të karameles, mirëpo sa më shumë që afrohen festat, po ashtu gjithnjë e më shumë janë në fokus versionet e errëta të ngjyrës së kuqe.
Dëshirën e vërtetë për këtë nuancë para disa javësh e ka nxitur dukesha, Meghan Markle, e cila është shpallur influencuesja e tretë më e fuqishme këtë vit, duke u shfaqur e veshur me fustan dhe pallto ngjyrë të verës së kuqe, andaj nuk është për t’u habitur që dyqanet shumë shpejt i mbushën raftet me rroba pikërisht të kësaj ngjyre.
Ngjyra e njohur “burgundi” është shtesë luksoze e gardërobës dimërore, mirëpo do të duket shkëlqyeshëm në kombinim me ngjyrën e sapopërmendur kamel, si edhe me të kaltrën pudër, edhe një hit nuance i sezonit të ftohtë.
Nëse ju duket e papajtueshme, mendoni mirë – veshjet ngjyrë të verës së kuqe, si p.sh. pulovri i thurur, xhaketa e mëndafshtë apo palltoja e leshtë, mund t’i vishni edhe me xhinset tuaja të shpëlara!
Mbresë të sofistikuar secilit kombinim dimëror do t’i japin edhe shtesat me këtë nuancë – zgjidhni çizme me rrudha, astragal të thjeshtë apo çantë klasike ngjyrë të verës së kuqe.
/Telegrafi/