Telegrafi

Top modelet e telefonave që do të pajisen me Android Lollipop!

Kjo, pasi që Android zakonisht nuk jep data të sakta të lëshimit të versionit të ri të sistemit të saj operativ nëpër modele të ndryshme të telefonave të mençur.

Mirëpo, kësaj radhe ka qenë CNET, mediumi që ka arritur të marrë disa konfirmime për përditësimet e telefonave që bazohen në Android, të cilët pritet të bëhen me versionin më të ri – Android 5.0 Lollipop.

Megjithatë, disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë, dhe lojtarët më të mëdhenj në Android, sikurse Samsung ende nuk i kanë marrë konfirmimet e nevojshme, dhe ende nuk dihet nëse fableti i saj më i ri, Galaxy Note 4 do ta marrë përditësimin më të ri të platformës së Google, Android 5.0.

Ngjashëm është edhe me LG, e cila ende nuk ka paralajmëruar nëse modelet e saj të fundit të telefonave të mençur mobil, sikurse LG G2 dhe LG G3, do ta marrin versionin e ri të Android, Lollipop.

Megjithatë, nga top telefonat e mençur të vitit, pritjet janë që modelet e listuara më poshtë të pajisen me Android 5.0. Madje, disa prej tyre tashmë janë konfirmuar si modele që do të përditësohen me Android Lollipop.

• Google Nexus 5 (Konfirmuar)
• Google Nexus 4 (Konfirmuar)
• HTC One M8 (Konfirmuar)
• HTC One M7 (Konfirmuar)
• Samsung Galaxy S5
• Samsung Galaxy S4
• Samsung Galaxy Note 4
• Samsung Galaxy Note 3
• LG G3
• LG G2
• Sony Xperia Z3 (Konfirmuar)
• Sony Xperia Z2 (Konfirmuar)
• Moto X (2014) (Konfirmuar)
• Moto X (2013) (Konfirmuar)
• Moto G (2014) (Konfirmuar)
• Moto G (2013) (Konfirmuar)