Telegrafi

Top Media rikthen Evi Reçin në Shqipëri?

Foto: Evi Reçi/Instagram

Evi Reçi është këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar, e cila ka bërë gjithmonë për vete fansat me zërin e saj të ëmbël, dhe këngët e bukura që sjell.

Përveçse me muzikë, të gjithë e dinë se Evi është gazetare me profesion, dhe ka punuar për një kohë të gjatë si korrospodente e të përditshmes italiane “La Repubblica”.

Italia është vendi në të cilin ajo ka studiuar dhe jetonte prej vitesh, por mesa duket malli për atdheun e ka rikthyer në Shqipëri.

Sipas burimeve të Telegrafi, Evi është kthyer përgjithmonë tashmë në Tiranë, ku do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e saj si gazetare, pa e braktisur muzikën.

Kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht edhe nga Instagrami i saj, ku Evi vazhdimisht ka treguar së fundmi se ndodhet në Shqipëri, me vizita të herë pas hershme në Kosovë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Evi është në bisedim e sipër me Top Median, për të nisur punën me një projekt, që do ta risjell atë ndryshe në profesionin e saj si gazetare. Këto ditë, ajo është parë edhe në ambientet e Top-it.

Ende nuk dihet nëse ka diçka konkrete, mirëpo sipas atyre që thuhen, mendohet se destinacioni i saj do të jetë radio, duke qenë se është një nga dashuritë më të mëdha të saj. /Telegrafi/