Telegrafi

Me top golfi godet veturën, largohet nga vendi i ngjarjes me shpejtësi – publikohen pamjet e këtij veprimi në Leden të Britanisë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë me shkop golfi godet topin, që si pasojë përfundon në dritaren e një veture të parkuar.

Gjithçka që do të ishte e zakonshme dhe e falshme, nëse autori i kësaj vepre do të qëndronte aty dhe t’i kërkonte falje pronarit të veturës – me arsyetimin se e ka bërë pa qëllim, transmeton Telegrafi.

Por ai së bashku me dy miqtë e tij largohen me shpejtësi dhe futen në veturën e tyre – duke mos lënë as edhe një letër me të cilën do t’i kërkonte falje pronarit.

Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së golfit në Leven të Anglisë, ku shumë vetura të klientëve ishin parkuar.

Deri më tani nuk dihet nëse kryesi i veprës është kapur nga autoritetet, apo nëse do të ballafaqohet me drejtësinë. /Telegrafi/