Vetura e vitit vjen nga Koreja.
Top Gear tradicionalisht zgjedh veturën më të mirë çdo vit në disa kategori, dhe këtë herë zgjedhja ra tek Hyundai i20 N sportiv.
Fuqizohet nga një motor benzin me katër cilindra turbo 1.6 litra, i cili prodhon 204 kuaj fuqi dhe 275 Nm çifte rrotulluese.
Motori shoqërohet ekskluzivisht me një transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe një diferencial mekanik me rrëshqitje të kufizuar, dhe fuqia transmetohet në rrotat e përparme.
Shpejtësia maksimale është 230 km/h dhe “qindëshin” e arrin në 6,7 sekonda.
https://youtu.be/yCgI-ghYF94
Top Gear gjithashtu emëroi Hyundai-n si prodhuesin e vitit, falë modeleve të tilla si i20 N, i30 N, Kona N, Nexo dhe Ioniq 5 tërësisht elektrike. /Telegrafi/