Faqja më e madhe në botë për vetura, Top Gear, e ka vlerësuar lart veturën që flet shqip, Dacia Duster.
Faqja më e madhe në botë e veturave e cila rrjedh nga emisioni më i njohur i veturave, Top Gear, ka vlersësuar me notën 9 nga 10 veturën Dacia Duster.
E njohur te ne si vetura që flet shqip, Top Gear e vlerëson lart këtë veturë, duke konfirmuar se ofron dhe ka vlera shumë më të mëdha se sa që duhet për çmimin blerës.
“Kënaqësia e Duster është aq e madhe sa që ofron më shumë për një çmim më se të ulët”, shkruan në fillim të vlerësimit të Dacia Duster nga Top Gear.
Renault si prodhues i kësaj veture është vlerësuar si “i disiplinuar” në mbajtjen e shpenzimeve të ulëta për veturat e Dacias sepse prodhohen në një vend me shpenzime të vogla, duke përdorur motorë dhe platforma që kanë integruar marrëveshjet me Renault, duke mos e ndarë fare me një rrjet të ri të punës.
“Dusteri nuk po bën shaka me askënd. Nuk është i lirë në atë mënyrë që t’ua fyejë inteligjencën, ose t’iu bëjë të dukeni të këqinj. Është një veturë larg më e mirë se sa që duhet të jetë për këtë çmim dhe ne e duam për këtë”, përfundon vlersimi i Top Gear.
Dacia Duster është një prej veturave më të shitura që prej se ka dalë në shitje, me një dizajn që reflekton fuqi dhe risi teknologjike që frymësojnë një vozitje komode.
Mbi të gjitha, Dacia Duster, si rrallë ndonjë veturë tjetër e ka bordin në gjuhën shipe, duke u bërë një veturë kështu që flet shqip, për një kosto të përballueshme për të gjithë. /Telegrafi/