Gjithçka është e kulturuar dhe e rafinuar
Katie Holmes u shfaq në premierën e një shfaqjeje në Broadway e veshur me një fustan të zi perfekt saten.
Katie ka treguar se si duhet të duket një grua 45-vjeçare gjatë një darke solemne.
E veshur me një fustan të zi të gjatë, të mbyllur dhe me kopsa, por aq femërore sa të dallohet çdo vijë e trupit – ajo bëri një hit të vërtetë të modës.
Fustani i gjatë i zi arrinte deri te thembrat dhe me të aktorja kishte mbathur këpucë me taka të ulëta, transmeton Telegrafi.
Me një jakë rrotull dhe mëngë të gjata, ky fustan mbulonte si dekoltenë ashtu edhe krahët, dy pikat e dobëta të shumicës së femrave.
Pak i shtrënguar në bel, fustani thekson feminilitetin e linjës, ndërsa gjatësia mbulon të gjitha zonat kritike.
Ky është modeli i përsosur i fustanit për një dasmë vjeshtore, nëse jeni duke menduar se çfarë të blini për atë ngjarje solemne. Thjesht zgjidhni ngjyrën që i përshtatet më së miri çehrës dhe flokëve tuaj dhe jeni në një kënaqësi! /Telegrafi/