Site icon Telegrafi

Top frizurat e femrave të famshme

Ovale: Eva Watson
Eksperimentimi me frizura më së shpeshti u mundësohet femrave me formë ovale të kokës, për shkak se koka e tillë i toleron pothuajse të gjitha modelet. Onduluesi i Hollywood-it Oscar Bland, rekomandon super model të shkurtër, që të thekson pamjen dramatike, transmeton Telegrafi.

Stili dhe frizura e përditshme sipas stilit të Eva Watson është më i thjeshtë: lani flokët dhe mos i bëni me asgjë gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje lagini pak flokët dhe lyejini me pak xhel që të shkëlqejë kudo që jeni.

E rrumbullakët: Ginnifer Goodwin
Problemi më i shpeshtë e këtij lloji të fytyrës është të gjendet mënyra për zgjatjen e flokëve. Nëse keni formë të këtillë të kokës, më së miri është të konsultoheni me ndonjë stilist, ndoshta do të ishte e mirë t’i ngrinit flokët më lartë dhe të bëni tufa jo të barabarta, sikur stili i Ginnifer Goodwin.

Përkujdesja për këtë stil të flokëve kërkon tharje me brushë të madhe të rrumbullakët. Gjithashtu kërkon ledhatim, duke përdorur krem për stilizim të flokëve të lagura dhe në vend të krehrit më mirë do të ishte nëse i krihni flokët me gishta, kështu do të fitoni formë më të bukur.

Në formë të zemrës: Hayden Panettiere
Personat me fytyrë në formë të zemrës tipar dallues i kanë sytë, të cilat gjithnjë janë të theksuara, për shkak se fytyra është më e gjerë në pjesën e syve, ndërsa më e ngushtë në pjesën e mjekrës.

Nëse keni fytyrë të tillë, lirisht mund të provoni t’i krihni flokët mbrapa, sikur Heydeni e buzëqeshur. Tregojini stilistit se dëshironi tufa me gjatësi të ndryshme dhe me balluk më të gjata, të cilat pa problem do të mund t’i krihni mbrapa. Krihni flokët përpara, pastaj forconi mbrapa me xhel ose me take të zeza klasike.

Formë kuadrate: Carey Mulligan
Nëse keni lënë pak flokë në zverkun e qafës, ashtu do ta zbutni vijën e fortë të nofullës së madhe.

Nëse keni formë të fytyrës si Carey, e cila është midis asaj me kuadrate dhe formë të zemrës, kërkoni nga onduluesi t’u lërë flokë të gjata në qafë. Pasi i thani me tharëse flokësh, vendosni në dorë shkumë për flokë dhe me gishta bëni tufat e flokëve që do të shtrihen pas veshëve.

Formë këndore: Rihanna
Kjo formë e fytyrës di të bëjë problem, për shkak se faqet e bukura fshihen nën flokët e gjatë, ndërsa nëse flokët janë më të shkurtra atëherë faqet do të vërehen tepër. Për këtë shkak Blandi sugjeron të preni flokët sikur stili i Rihannes, te e cila balluket e gjata e forcojnë efektin dhe e fokusojnë pamjen te mollëzat e saj.

Përdorni hekur të rrafshët të flokëve dhe ngadalë vendosni xhel për forcim, që flokët të ngelin të tilla gjatë tërë ditës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version