Është publikuar lista e videolojëra më të shitura për muajin tetor të këtij viti, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, shifrat janë në rënie për rreth 16 për qind.
Duke marrë parasysh se shtatori i vitit të kaluar ka pasur pesë javë, e sivjet katër, dallimi në shitje është pak a shumë e njëjtë – një qind, transmeton Telegrafi.
Në listën e videolojëra më të shitura, njëra ka dominim absolut në të gjitha tregjet evropiane – bëhet fjalë për EA Sports FC 2024, që është pasues i serisë kult të FIFA.
Loja e dytë më e shitur është Starfield, por Forza Horizon 5 megjithatë mbetet hiti më i madh i Xbox i kësaj gjenerate.
Në katër javët e para, Starfield u shit për 13 për qind më dobët sesa Forza Horizon 5.
Janë shituar rreth 38 për qind më shumë konzola sesa vitin e kaluar, kurse Sony Playstation 5, natyrisht i prinë kësaj liste.
Në vazhdim sjellim listën e nëntë videolojërave më të shitura në shtator të vitit 2023:
EA Sports FC 24
Starfield
NBA 2K24
The Crew Motorfest
Mortal Kombat 1
Payday 3
Grand Theft Auto 5
Red Dead Redemption 2
Titanfall 2
Hogwarts Legacy. /Telegrafi/