Është ligj i natyrës që thjesht disa nga ushqimet më të shijshme në botë rezultojnë të jenë më të pashëndetshmet – e gjithashtu krijojnë më së shumti varshmëri.
Hulumtimet e kryera nga Universiteti Shtetëror i Kolorados i kanë hulumtuar vetitë e disa ushqimeve të caktuara dhe kanë konstatuar se ushqimet e përpunuara krijojnë më së shumti varshmëri.
Faktori më i zakonshëm mes ushqimeve që krijojnë më së shumti varshmëri është se të gjitha kanë përqindje të lartë të yndyrës dhe shkaktojnë rritje në nivelet e sheqerit në gjak.
Dhe, nëse veç jeni të interesuar, ushqimi që krijon më së paku varshmëri është kastraveci.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë ushqimet që krijojnë më së shumti varshmëri:
– Pica
– Çokollata
– Çipsat
– Biskotat
– Akulloret
– Patatet e fërguara
– Hamburgerët
– Pijet freskuese
– Tortat
– Djathi. /Telegrafi/