Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Megjithëse LeBron James i Cleveland Cavaliers realizoi 17 asistime në këtë ndeshje, e cili ishte rekord personal dhe në saje të 32 pikëve regjistroi ‘double-double’, nuk është në mesin e top aksioneve të xhiros së kaluar.
Këtë epitet e ka fituar Paul George i Indiana Pacers, i cili ishte fantastik në fitoren kundër Oklahoma City Thunders me rezultat 93-90, transmeton Telegrafi.
Basketbollisti i Indianas ka lënë pas edhe Norman Powel i Toronto Raptors dhe Andrew Wigginsin e Minnesota Timberwolwes.
Ndryshe, sonte pas mesnate do të zhvillohen vetëm tre ndeshje në NBA. /Telegrafi/