Lëvizjen e natës së kaluar në ligën më të fortë të basketbollit në NBA e ka bërë Malcolm Brogdon.
Ky basketbollist në humbjen e Milwaukee Bucks kundër Cleveland Cavaliers në kohën shtesë ka ngulitur topin mbi Kyrie Irving dhe LeBron James.
Malcolm Brogdon dhjetë ditë më parë mbushi 24 vjet ndërsa këtë vit ishte piku i 36-të i NBA draftit.
Ai luan në mbrojtje dhe në sezonin debutues ka arritur një mesatare prej 7.6 pikëve, 2.9 asistimeve dhe 2.2 kërcimeve për lojë. /Telegrafi/