Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Xhiron u përshkrua me humbjen e papritur të Golden State Wariorrs kundër Washington Wizards si dhe ‘triple-double’ e 30 sezonal të Russell Westbrok në fanellën e Oklahoma City Thunders.
Por, ngulitja më e mirë e koshit, apo siç njihet ‘Alley-Oops’ më të mirë e realizuan basketbollistët e Phoenix Suns kundër Memphis Grizless, transmeton Telegrafi.
Tyler Ulis e vodhi një top dhe më pas e pasoi bukur te Derrick Jones Jr., i cili e ‘nguliti’ topin në koshin e kundërshtarit.
Ndryshe, Suns pësoi humbje prej Memphis me rezultat 130-112. /Telegrafi/