Telegrafi

Top 5 aksionet e takimit të tretë të finales së NBA-s (Video)

Golden State Warirors ka shënuar edhe fitoren e tretë në serinë finale të NBA-s.

Warriors triumfuan kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 118-113, në saje të paraqitjes fantastike të Kevin Durant.

Pikërisht ky i fundit ka realizuar edhe aksionin më të mirë të takimit, i cili mund të jetë vendimtar në luftën për titull të ligës më të fortë të basketbollit në botë, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se takimi i katërt mes këtyre dy ekipeve zhvillohet të shtunën në orët e para të mëngjesit.

Më poshtë janë top pesë aksionet e takimit të tretë mes Warriors dhe Cavs. /Telegrafi/