Telegrafi

Top 10 të rinjtë më të shtrenjtë në histori – Fabio Silva me kalimin te Wolves futet në listë

Wolves ka nënshkruar me të riun e talentuar Fabio Silva, i cili vjen nga Porto.

Për sulmuesi 18-vjeçar raportohet se janë paguar 40 milionë euro, ndërsa ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vite me klubin.

Drejtori i klubit, Jeff Shi, ka thënë se lojtari është blerë me kërkesën e trajnerit Nuno Espirito Santo.

 

Silva ka qenë i lidhur edhe me klube si Real Madrid dhe Liverpool.

 

Blerja e Silvas futet në mesin e dhjetë transferimeve më të shtrenjta në histori sa i përket lojtarëve të rinj.

1. Kylian Mbappe (Monaco te Paris Saint-Germain) – 180 milionë euro

2. Joao Felix (Benfica te Atletico Madrid) – 126 milionë euro

3. Matthijs de Ligt (Ajax te Juventus) – 85.5 milionë euro

4. Anthony Martial: (Monaco te Manchester United) – 60 milionë euro

5. Rodrygo Goes: (Santos te Real Madrid)- 45 milionë euro

6. Vinicius Junior: (Flamengo te Real Madrid) – 45 milionë euro

7. Fabio Silva: (Porto te Wolves) – 40 milionë euro

8. Luke Shaw: (Southampton te Manchester United) – 37.5 milionë euro

9. Wayne Rooney: (Everton te Manchester United) – 37 milionë euro

10. Renato Sanches: (Benfica te Bayern Munich) – 35 milionë euro

/Telegrafi/