Pesë kampionatet më të forta në Evropë, La Liga, Liga Premier, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A kanë filluar furishëm edicionin 2017-18.
Skuadrat kryesore kanë marrë fitore të rëndësishme dhe kanë filluar ngadalë shkëputjen për titull.
Por pas gjashtë javëve, sulmi më i mirë në Evropë i takon Parisit me 21 gola të shënuar në Ligue 1.
Pozita e dytë shkon për Napolin që ka një ndeshje më pak se PSG, pasi ka zhvilluar pesë takime dhe ka shënuar 19 gola, duke lënë mbrapa Barcelonën dhe Monacon me nga 17 gola.
Çudia më e madhe është se mungojnë në këtë listë kampionët e Evropës, Real Madrid që pas pesë javëve nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se nëntë gola. /Telegrafi/
Më poshtë keni 10 skuadrat me sulmin më të mirë në Evropë nga pesë ligat kryesore evropiane: