Site icon Telegrafi

Top 10 shitjet më fitimprurëse të janarit 2025 në Serinë A

Çuditërisht, Napoli humbi të gjitha objektivat e tyre kryesore për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia dhe përfundoi duke nënshkruar me Noah Okafor si huazim nga Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. 

Napoli e shiti asin gjeorgjian te PSG për 70 milionë euro, që u bë shitja më fitimprurëse e bërë nga një klub i Serisë A gjatë afatit të dimrit të vitit 2025, por nuk arritën të nënshkruanin marrëveshje me Alejandro Garnacho (Manchester United), Karim Adeyemi (Borussia Dortmund), për arsye të ndryshme.  

Djajtë e Kuq u përfshinë gjithashtu në biznesin e dytë më fitimprurës të siguruar në ligën italiane, pasi Lecce shiti Patrick Dorgun te gjigantët anglez për një tarifë fillestare prej 30 milionë euro, e cila mund të rritet në rreth 38 milionë euro me shtesa.  

Monza humbi dy nga lojtarët e saj më të shquar, Warren Bondo dhe Daniel Maldini, duke mbledhur një total prej 20 milionë eurosh nga marrëveshjet e tyre me Milanin dhe Atalantën. 

Ishte befasuese të shihje rolin e kuqezinjve në listën e largimeve më fitimprurëse me huazimin 12-mujor të Alvaro Moratas, për të cilin Galatasaray pagoi 6 milionë euro. 


Top 10 shitjet më fitimprurëse të janarit në Serie A  

1/ Kvhicha Kvaratshelia – PSG nga Napoli për 70 milionë euro 

2/ Patrick Dorgu – Manchester United nga Lecce për 30 milionë euro 

3/ Warren Bondo – Milan nga Monza për 10 milionë euro 

4/ Daniel Maldini – Atalanta nga Monza për 10 milionë euro 

5/ Reda Belahyane – Lazio nga Verona për 9,5 milionë euro 

6/ Martinez Quarta – River Plate nga Fiorentina për 7 milionë euro 

7/ Alvaro Morata – Galatasaray nga Milani për 6 milionë euro (huazim 12-mujor) 

8/ Joel Pohjanpalo – Palermo nga Venezia për 4.7 milionë euro 

9/ Mikael Ellertsson – Genoa nga Venezia për 3.5 milionë euro 

10/ Dani Silva – Midtjylland nga Verona për 3.5 milionë euro 


/Telegrafi/  

Exit mobile version