Telegrafi

Top 10 rezervat e luksit në Serie A, 263 milionë euro që kanë mbetur në bankë (Foto)

Serie A këtë vit dhe në vitin e kaluar ka pasur investime të rëndësishme, duke e kthyer kampionatin në njërin prej më të fortëve në Evropë.

Disa nga lojtarët e blerë në këto dy vitet e fundit nuk kanë arritur të tregojnë vetën duke mbetur në stol.

Nga sezoni i kaluar Arkadiusz Milik, Nikola Maksimović, Gerson e Rog kanë mbetur rezervistë.

Ndërsa këtë vit emrat e njohur si Federico Bernardeschi e Doglas Costa kanë kaluar te Juventusi, por që nuk po arrijnë të bëjnë vend.

Po ashtu edhe blerjet e Milanit si Andre Silva dhe Hakan Calhanoglu, ende nuk kanë bërë vend në formacionin bazë. /Telegrafi/  

Federico Bernardeschi (40 milionë euro)

André Silva (38 milionë euro)

Arkadiusz  Milik (33 milionë euro)

Nikola Maksimovic (22 milionë euro)

Lorenzo Pellegrini (12 milionë euro)

Gerson (20 milionë euro)

Wojciech Szczesny (15 milionë euro)

Hakan Calhanoglu (23 milionë euro)

Douglas Costa (6 milionë euro  huazim + 40 milionë euro blerja)

Marko Rog (14 milionë euro)