Telegrafi

Top 10 qytetet më të mira në botë për studentët

Ndonëse mund të kemi menduar se ‘Brexit’-i ia ka humbur vlerat, Londra faktikisht është vlerësuar si qyteti më i mirë në botë për studentët universitarë nga analistët e QS (Quacquarelli Symonds).

Edicioni i pestë nga QS i renditjes së qyteteve më të mira për studentët e sheh Londrën duke u ngritur nga pozita e tretë në të parën, duke lënë pas Tokion dhe Melbournin.

Në foto: Lista e plotë e listës me 10 qytetet më të mira në botë për studentët

Për ta krijuar këtë listë me qytetet më të mira në botë për studentët, analistët e QS përdorin indikatorë që ndahen në gjashtë kategori: renditja e universiteteve, përzierja e studentëve, dëshirueshmëria, aktiviteti i punëdhënësve, përballueshmëria financiare dhe mendimet e studentëve.

Në top 10-shen e kësaj liste vërehet se gjenden shumë qytete evropiane, duke përfshirë Berlinin, Cyrihun, Parisin, etj. /Telegrafi/