Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Russell Westbrook ka realizuar ‘triple-double’ e 37 sezonal ndërsa LeBron James ka pësuar lëndim në humbjen e Cleveland Cavaliers kundër San Antonio Spursave.
Tashmë zyrtarët e NBA-s kanë përzgjedhur edhe top 10 ‘ngulitjet’ e javës në kosh, transmeton Telegrafi.
Aksioni më të mirë dhe me ‘ngulitje’ e kanë përfunduar basketbollistët e Golden State Warriors kundër Dallas Mavericksave.
Ndryshe, kanë mbetur edhe disa xhiro para fillimit të ‘Play-Off’, ku disa skuadra tashmë kanë siguruar një biletë për në fazën e fundit të kampionatit. /Telegrafi/