Site icon Telegrafi

Top 10 kontratat më të mëdha sportive në histori: Haaland siguroi një nga marrëveshjet më të mira të mundshme

Erling Haaland ka nënshkruar një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit, por ku renditet në krahasim me kontratat sportive më fitimprurëse të të gjitha kohërave?

Të premten në mëngjes, Manchester City njoftoi se Haaland kishte rënë dakord për një marrëveshje marramendëse nëntëvjeçare e gjysmë, duke e mbajtur atë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2034.

Sipas TBR Football, Haaland do të bëhet lojtari i parë në Ligën Premier që fiton mbi 500,000 funte në javë, duke përfshirë bonuset dhe të drejtat e imazhit. Bazuar në këto shifra, Erling do të fitojë rreth 216 milionë funte gjatë nëntë viteve.

Por ku renditet kjo kontratë mes marrëveshjeve të tjera masive sportive? Le t’i hedhim një sy:

10) Mookie Betts (Bejsboll) – 300 milionë funte;

9) Canelo Alvarez (Boks) – 300 milionë funte;

8) Mike Trout (Bejsboll) – 350 milionë funte;

7) Karim Benzema (Futboll) – 350 milionë funte;

6) Patrick Mahomes (Futbolli Amerikan) – 412.5 milionë funte;

5) Jon Rahm (Golf) – 386 milionë funte;

4) Cristiano Ronaldo (Futboll) – 422 milionë funte;

3) Lionel Messi (Futboll) – 492 milionë funte;

2) Shohei Ohtani (Bejsboll) – 557 milionë funte;

1) Juan Soto (Bejsboll) – 600 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version