Telegrafi

Top 10 kompanitë e modës

Burberry – kompani e cila nuk është e njohur vetë si një nder kompanitë më luksoze dhe më të suksesshme, por edhe një prej kompanive me teknologjinë më të avancuar të punës. Ajo arriti për klientët e vetë të lansoj pasarela të mrekullueshme në 3D.

Opening Ceremony – Themeluesit Humberto Leon dhe Carol Lim janë gjithashtu përgjegjës për të lëvizur markat e njohura në tregun e SHBA, duke përfshirë edhe Havaianas dhe Topshop, si dhe duke u bërë një autoritet i rëndësishëm për bashkëpunime dhe projektime dhe duke punuar me projektues kreativ .

RentTheRunway – e njohur për veshje, çanta dore dhe aksesor. Ku në vetëm një vit arriti të tërheq 750.000 anëtarë dhe duke i shtuar për çdo javë mesatarisht 20.000 anëtarë. Po ashtu arriti të krijoj marrëdhënie përmes projekteve me më shumë kompani si Proenza Schouler, Nina Ricci, and Alice+Olivia, duke ofruar veshje të modës me qira në mbarë vendin, ku qiraja për 4 ditë kushton 10% të çmimit me pakicë. Vitin e kaluar pati të ardhura prej 6 000 000 $, ndërsa për ketë vit pritet të krijoj të ardhura më shumë se vitin e kaluar për 20 milion $.

J.Crew – Pas hapjes së dyqaneve shumë të suksesshme për meshkuj në Nju Jork (ku u paraqit me çizmet Red Wing dhe me këmisha Thomas Mason, kompania filloi të plasojë produktet në një sërë butikësh tjera. Kohët e fundit kompania e ka zhvilluar shumë e-commerce.

Createthe Group – Është lojtari kryesorë i prapaskenës së kompanive si, Stella McCartney, Louis Vuitton, Balenciaga, Tory Burch dhe shumë të tjerave për të krijuar një prani të madhe online. Puna e Createthe Group ka ndikuar në rritjen e shitjes online për 30% për David Yurman, ka trefishuar vizitoret e faqes Juicy Couture.

Më pas renditen kompani si: IMG, Phillip Lim, Forever 21, Monique Pean, QVC.

/Telegrafi/