Telegrafi

Top 10 fakte për James Bondin

1. nga filmi “Dr No” e deri te “Skyfall”, James Bond ka vrarë në total 369 persona dhe ka fjetur me 55 femra.

2. Bond është mbiemri i 224-të më i shpeshtë në Britani dhe janë 1,011 persona në SHBA që quhen James Bond.

3. Shtëpia e shkrimtarit Ian Fleming (shkruesi i novelave për spiunin James Bond) në Xhamajka është quajtur GoldenEye. Më vonë ajo u ble nga Bob Marley.

4. “From Russia With Love” ka qenë filmi i fundit që presidenti amerikan John F Kennedy kishte parë.

5. Mesatarisht, Bond pi (lëngje, alkoolike e jo-alkoolike) çdo 10 minuta e 53 sekonda.

6. Sipas një botimi në “British Medical Journal” më 2013, konsumi javor i Bondit, siç paraqitet në libra, ka qenë rreth 92 njësi.

7. Botimi pati përfunduar: “James Bond, në bazë të sasisë së alkoolit të konsumuar, nuk ka qenë në gjendje që të merrte vetë një pije”.

8. Daniel Craig është i vetmi agjent 007 që ka pirë më shumë vodka Martini sesa që ka puthu femra në ekranin e madh.

9. Sipas një studimi nga “lottoland”, George Lazenby ka qenë i përfshirë në më shumë akte të dhunshme për film se çdo aktor tjetër që ka luajtur James Bondin.

10. Skena në “Skyfall” ku Bondi hyn vjedhurazi në shtëpinë e M-it, është incizuar në një shtëpi që John Barry, kompozitor i kolonës zanore të James Bondit, ka jetuar dikur. /koha.net/