Site icon Telegrafi

Top 10 anijet më të mëdha transportuese, në të as që figuron emri i “Ever Given” që ka ngecur në Kanalin e Suezit

Industria e anijeve dita ditës po zhvillohet dhe kërkesat për to është duke u rritur. Vlerësohet se rreth 90% e mallrave në nivel global transportohen nëpër botë përmes trafikut ujor (me anije).

Sipas Odës Ndërkombëtare të Transportit me Anije, ekzistojnë mbi 50 mijë anije gjigante transportuese që qarkullojnë nëpër oqeane, transmeton Telegrafi.

E anijet transportuese siç është rasti i asaj që ka ngecur në Kanalin e Suezit klasifikohen në disa kategori – duke filluar nga numri i kontejnerëve, pesha e tyre dhe madhësia.

Lexo po ashtu Bllokimi i anijes gjigante në Kanalin e Suezit, imazhet satelitore tregojnë kaosin në trafikun ujor

Bëhet fjalë për Small Feeder, Feeder, Feedermax, Panamax, Post Panamax, New Panamax (Neo Panamax) and Ultra Large Container Vessel (ULCV).

Anija Ever Given që ka ngecur në Kanalin e Suezit është 400 metra e gjatë dhe 60 e gjerë, megjithatë ajo as në top 10-ën e anijeve më të mëdha transportuese në botë nuk figuron, kjo për faktin se ka shumë tjera që janë më të mëdha dhe kanë kapacitete të transportojnë me mijëra tonelata.

Procesi i lirimit të anijes EverGiven

Ever Given peshon 200 mijë tonelata dhe tash e tri ditë po qëndron e bllokuar në kanal, ku në të dy anët e tij po presin qindra anije për të kaluar.

Vlerësohet se brenda 24 orëve nga bllokimi i kanalit, janë duke u shkaktuar dëme prej 9.5 miliardë dollarë – duke ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë botërore.

Në vendin e parë renditet anija më e madhe për transportimin e kontejnerëve HMM Algeciras – ajo ka kapacitet prej 24.000 kontejnerëve.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të 10 anijeve më të mëdha për transportimin e kontejnerëve me mallra të ndryshme:

HMM Algeciras
HMM Oslo
MSC Gulsun
MSC Mina
CMA CGM Jacques Saadé
OOCL Hong Kong
COSCO Shipping Universe
CMA CGM Antoine De Saint Exupery
Madrid Maersk
Ever Golden

 

 

 

 

Exit mobile version