Telegrafi

Top 10 aksionet më të mira të natës së mbrëmshme në NBA

Elita e basketbollit amerikan ka filluar edicionin e 75-të me spektakël si gjithmonë.

Rezultate shumë interesante janë arritur natën e mbrëmshme me Chicago Bulls që kanë triumfuar te Detroit Pistons.

New York Knicks kanë triumfuar pas kohës shtesë ndaj Boston Celtics, derisa nga 11 ndeshjet e zhvilluara ka pasur aksione fantastike.

Bllokada, ngulitje e shënime fantastike nga distanca janë renditur në mesin e Top 10 aksioneve më të mira në NBA.

Padyshim që pozita e parë i ka takuar fundorit të Memphis Grizzlies, Ja Morant me ngulitjen e jashtëzakonshme në çerekun e tretë ndaj Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/