Telegrafi

Top 10 aksionet në NBA: Solo aksion i basketbollistit të Bucks dhe ‘ngulitje’ në kosh (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 takime në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasinë më të këndshme e shkaktoi Boston Celtics, e cila triumfoi kundër Golden State Warriors me rezultat 99:86.

E zyrtarët e NBA-së kanë zgjedhur edhe top dhjetë aksionet e xhiros së mbrëmshme, transmeton Telegrafi.

Aksioni më i bukur u realizua në takimin mes new Yorkut dhe Millweaukeet, ku basketbollisti i kësaj të fundit, Giannis Antetokounmpo me në solo aksion nguliti topin në koshin e ekipit kundërshtar.

Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/