Në edicionin e 66 të ndeshjes “All-Star” të ligës së më të fortë të basketbollit në botë në NBA, ekipi i Konferencës Perëndimore ka triumfuar kundër të Lindjes me rezultat 192:182.
Basketbollisti i Konferencës Lindore, LeBron James ishte autor i aksionit më të mirë të asaj nate.
Basketbollisti hodhi topin në tabelë para ngulitjes së topit në koshin e ekipit rival, transmeton Telegrafi.
James në këtë takim shënoi 23 pikë dhe u bë lojtari i parë që ka shënuar më shumë se 300 në ndeshjet e “All-Star”.
Përveç LeBronit, në top dhjetë aksionet e gjetën vetin edhe Deandre Jordanin, Anthony Davis, Steph Curry, Russell Westbrook, Kevin Durant, Kyrie Irving, Demar DeRozan dhe Janis Andetokumbo. /Telegrafi/